De Ketelaere i ngazëllyer me fitoren dhe golin e shënuar
Sulmuesi i Atalantës, Charles De Ketelaere është shprehur i kënaqur me fitoren dhe golin e shënuar kundër Monzës.
Atalanta mundi Mozan (2-1), të dielën në kuadër të elitës së futbollit italian.
Ish-futbollisti i Milanit, e pranon se skuadra e tij vuajti në duel me Monzan, por sipas tij, trepikësh e fituar janë shumë të rëndësishme për Atalantën.
“Pavarësisht vuajtjeve në fund erdhën tri pikë shumë të rëndësishme”, ka thënë De Ketelaere.
Për belgun goli kundër Monzës ishte i nënti këtë sezon të garave.
“Po, gol i bukur. Më mbajtën në qoshe për një kohë të gjatë, më duhej të lëvizja por në atë rast bëra mirë”, ka theksuar De Ketelaere.