Presidenti Ademi: Federata s’vendos kush shpallet kampion, atë e bëjnë klubet në fushën e lojës

Presidenti Ademi: Federata s’vendos kush shpallet kampion, atë e bëjnë klubet në fushën e lojës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka hedhur poshtë pohimet e kritikëve se FFK-ja po u ndihmon klubeve të caktuara.

“Federata e Futbollit e Kosovës s’e ndihmon askënd, nuk vendos asnjëherë për kampionin, e as për atë se kush bjen nga liga. Atë e vendos gara që bëjnë klubet në fushën e lojës”, tha ai.

Ademi jep mendimin e tij edhe rreth delegimit të gjyqtarëve me short.

“Delegimi i gjyqtarëve me short është shumë i pastër, është gjëja më e mirë që i ka ndodhur futbollit kosovar, është marrëzi të thuhet se mund të jetë i manipuluar”, ka theksuar i pari i futbollit tonë.

Share This