Festë në “Parc des Princes”, PSG-ja triumfon me “poker” ndaj Lyon-it
Paris Saint-Germain triumfon me “poker” ndaj Lyon-it në takimin e javës së 30-të të Ligue 1, duke u rikthyer te triumfi në kampionat, ndërsa miqtë bien pas disa javëve pozitive.
Sfida e luajtur në “Pars des Princes” u zhbllokua në minutën e 3’ me Matic që shkaktoi autogol dhe u dha avantazhin vendasve.
PSG-ja vazhdoi me sulmet dhe vetëm tre minuta më pas Beraldo shënoi golin e dytë për skuadrën e Luis Enriques dhe të parin personal me këtë fanellë në Ligue 1.
Në minutën e 32’ rrugën drejt rrjetës e gjeti Ramos, i cili trefishoi avantazhin e skuadrës së tij.
Miqtë nga ana e tyre reaguan në minutën e 37’ me Nuamah që shënoi golin e vetëm për Lyon-in në këtë përballje.
Pjesa e parë u mbyll me golin e dytë të Ramos në minutën e 42’, i cili njëkohësisht realizoi edhe dopietë personale.
Në fraksionin e dytë rastet për të shënuar ishin të shumta nga të dyja skuadrat, mirëpo kjo pjesë nuk solli më gola.
4-1 dhe PSG-ja kryeson me 66 pikë, teksa Lyon renditet në vend të tetë me 41 pikë.