Man United eliminon Coventry-n në një sfidë dramatike, e pret City në finale
Manchester United është kualifikuar në finalen e FA Kupës, pasi mundi Coventry-n City-n, me rezultat 3-4 pas penalltive pasi koha e rregullt dhe loja në vazhdime u mbyll baras 3-3.
“Djajtë e Kuq” ishte në epërsi prej tre golave, por që Coventr-y arriti ta përmbysë avantazhin e Unitedit duke barazuar rezultatin në 3:3.
Scot McTominay kaloi Unitedin në epërsi me një gol nga afërsia pas një asistimi të Diogo Dalotit (23’).
Ndërsa, mbrojtësi Harry Maguire dyfishoi epërsinë me një goditje precize pas asistimit të Fernandesit (45+1’).
Unitedi e nisi prapë më mirë edhe pjesën e dytë, me Bruno Fnernades që shënoi një supergol (58’).
Megjithatë, Coventry nuk u dorëzua dhe ia doli të përmbys epërsinë e Unitedit.
Fillimisht Simms shënoi pas asistimit të Tavaresit (71’). Vetëm tetë minuta më vonë O’Hare mori një asistim nga Simms për ta ngushtuar edhe më shumë epërsinë (79’).
Ndërsa, heroi i momentit ishte Wright që shënoi nga pika e bardhë krejt në minutat e fundit pas një ndërhyrje të Wan Bissakas (90+5’), rezultat më të cilën u mbyll koha e rregullt.
Në lojën në vazhdime nuk kishte gola. Nga pika e bardhë më e suksesshëm u tregua skuadra e Ten Hag, duke fituar ndeshjen me rezultat 3-4, dhe duke siguruar finalen e madhe të kësaj garë.
United në finale do të ndeshet me rivalin e qytetit, Man City-n.