Luis Enrique lakmon tripletën me PSG-n
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique nuk e përjashton mundësin që më skuadrën e tij, ta fitojë tripletën këtë sezon të garave.
PSG është afër titullit të kampionit në Ligue 1, ka siguruar finalen e Kupës së Francës si dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Po shkojmë drejt fundit. Ne duam të arrijmë të gjitha objektivat tona”, ka thënë spanjolli në konferencën për medie, një ditë para duelit me Lyonin.
“Objektivi është i njëjtë si gjithmonë, të fitosh Ligue 1 herët a vonë, të përfaqësosh sa më mirë klubin tënd dhe të vazhdojmë të jemi një ekip konkurrues. Kemi finalen e Kupës, gjysmëfinalen e Champions League”, ka thënë ai.
“Mendoj se jemi rritur gjatë gjithë sezonit, por kemi ende vend për përmirësim. Një muaj e gjysmë nga përfundimi i sezonit jemi ende në garë në të gjitha garat. Ky ishte qëllimi dhe ne po ia arrijmë. Është e qartë se ne kemi shansin për t’i fituar të gjitha”, ka pohuar Enrique.