Mirlind Daku protagonist në golin e parë të Rubin Kazan
Sulmuesi kosovar Mirlind Daku vazhdon me performancën e mirë në Rusi.
Reprezentuesi i Shqipërisë ishte protagonist në golin e parë të skuadrës së tij Rubin Kazan në ndeshjen ndaj Lokomotivës së Moskës.
Në minutën e 21, Daku u nis në një aksion personal nga e djathta dhe dribloi me shumë klas një prej mbrojtësve ndërsa radhën e pati portieri, që gjithashtu u kalua me lehtësi nga 26-vjeçari. Në fund, topin në rrjetë e shtyu shoku i skuadrës, Vada, por merita kryesore ishte e Dakut që duket se po rikthehet në formën e tij më të mirë.
Daku këtë edicion të garave, ka shënuar pesë gola dhe tre asistë me fanellën e Rubin Kazan.