Barcelona gati të rikthejë djalin e shtëpisë pas 10 vitesh, gati 60 milionë euro
Barcelona e ndjek dhe e pëlqen prej kohësh Dani Olmon, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Leipzigut në Gjermani dhe të kombëtares spanjolle.
25-vjeçari është rritur në akademinë e klubit katalanas dhe pritet të rikthehet në shtëpi pas 10 viteve. Të kaluara mes Dinamos së Zagrebit dhe Leipzigut.
60 mln euro është klauzola e mesfushorit të avancuar, shumë nga e cila gjermanët nuk kanë ndërmend të ulin asnjë euro.
Në kushte të tilla, drejtuesit e Barcelonës kërkojnë lehtësira në pagimin me këste. Duke pranuar të paguajnë në total 60 mln euro.
Vetë Dani Olmo shpreson që dy klubet të gjejnë sa më shpejt gjuhën e përbashkët dhe të rikthehet tek ekipi i zemrës.
Bisedimet mes drejtuesve vazhdojnë dhe ka optimizëm për gjetjen e marrëveshjes finale.