Elita e futbollit vjen sot me tri duele, spikat derbi Ballkani-Drita
Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me tri ndeshjet e para të javës së 30-të.
Padyshim se kryendeshja e këtij vikendi do të luhet në Suharekë, ku do të përballen dy skuadrat kryesore në garën për titull të kampionit, Ballkani-Drita.
Kjo sfidë e cila pritet të prodhojë një ndeshje tejet të fortë, mund të jetë përcaktuese për titullin e kampionit. Aktualisht tabelën e kryeson Ballkani me dy pikë më shumë së Drita, raporton RTKLive.
Gjilani-Feronikeli 74’, është një tjetër duel i rëndësishëm, skuadra këto që po ‘luftojnë’ për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Ndërkaq, Liria në shtëpi pret Dukagjinin. Vendasit nuk e kanë fituar asnjë ndeshje në edicionin pranveror, duke qenë të fundit në tabelën e klasifikimit, ndërsa për klinasit, duhet një fitore për të qenë më të qetë nga zona e rrezikshme.
Të dielën luhen edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 30-të.
Llapi në ‘Zahir Pajaziti’ e pret Fushë Kosovën, në një ndeshje ku llapjanët vetëm me fitore mund të akoma në garën për kreun e tabelës.
Ndërkaq, Malisheva i bën ‘konak’ Prishtinën, në një ndeshje ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Superliga /Java e 30-të
Sot takohen:
Ballkani-Drita
Gjilani-Feronikeli 74’
Liria-Dukagjini
Të dielën takohen:
Llapi-Fushë Kosova
Malisheva-Prishtina
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.