Bayern Munich-Araujo, nisin negociatat
Bayern Munich insiston që gjatë kësaj verë të transferojë mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo.
Reprezentuesi uruguaian sipas medieve gjermane, është objektiv i ‘Bavarezëve’, megjithëse Barca këmbëngul që ta mbajë në skuadër Araujon.
Por, sipas TV3, është i mundshëm transferimi i mbrojtësit të ‘Blaugranave’ në Munich gjatë kësaj verë.
Madje, thuhet se përfaqësuesit e Araujos tashmë janë duke negociuar me gjigantin gjerman.
Bayern Munich këmbëngul se çmimi prej 100 milionë eurosh është shumë i lartë dhe sipas klubit gjerman, vlera rreth 70 milionë eurosh do të ishte shifër reale për lojtarin.
Megjithatë, Bayern po përpiqet të arrijë marrëveshje personale me Araujo para së të fillojë negociatat me Barcelonën.