I jashtëzakonshëm këtë sezon, gjigantët e Evropës pas mbrojtësit të Nottingham Forest
Murillo Santiago Costa dos Santos me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Nottingham Forest pas kësaj vere, me qendërmbrojtësin brazilian, i cili pavarësisht vendit ku skuadra e tij pozicionohet në renditjen e përgjithshme, të Premier League ka zhvilluar një sezon fantastik.
Të tilla performanca e kanë vënë 21-vjeçarin në “radarët” e “gjigantëve”, të Evropës, teksa sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, interes të lartë për të kanë shfaqur disa klube të Premier League siç janë Liverpool, Chelsea dhe Manchester United.
Megjithatë së fundmi interes të lartë për brazilianin kanë shfaqur edhe “të mëdhenjtë” e Ligue 1, Paris Saint-Germain, që raportohet se është gati të hidhet në “sulm” gjatë verës, me “shtatlartin” e prapavijës”, që kërkohet me ngulm, nga tekniku, Luis Enrique, për edicionin e ardhshëm.