KFF Mitrovica falënderon FFK-në për ndihmë: Klubet ndodhen në vështirësi financiare

KFF Mitrovica falënderon FFK-në për ndihmë: Klubet ndodhen në vështirësi financiare

Federata e Futbollit të Kosovës ka vazhduar t’i dalë në ndihmë klubeve të futbollit.

Klubi i Futbollit të femrave Mitrovica ka njoftuar se kanë marrë donacion nga FFK 16 topa që do të përdoren për stërvitje dhe për ndeshje zyrtare.

Mitrovica ka falënderuar FFK-në për ndihmën që i  ka bërë pasi sipas tyre ndodhen në vështirësi financiare prej kur MKRS ka penalizuar klubet me mosdhënien e vërtetimeve të sponzorizimeve.

Postimi i plotë nga KFF Mitrovica:

Federata e Futbollit të Kosovës -ka dhuruar 𝟏𝟔 𝐭𝐨𝐩𝐚 për ekipin senior dhe U17 të femrave, të cilët do të shfrytëzohen për ndeshjet zyrtare dhe stërvitjet e të dy kategorive. Edhe pse një ndihmë simbolike është mjaft domethënëse ne këtë situat të cilen gjenden klubet pasi ka vështirësi financiare, prej kur MKRS ka penalizuar klubet me mosdhënien e vërtetimeve te Sponzorizimeve.

Shpresojm qe FFK do ti ndihmoj klubet e futbollit të femrave edhe me mjete financiare qe ta kenë më të leht fillimin dhe mbarëvajtjen e garave kampionale.

Share This