Pas titullit vjen edhe rinovimi i Lautaros
Interi dhe Lautaro Martinez janë shumë pranë zyrtarizimit të rinovimit të kontratës: pas javësh negociatash dhe garancish nga drejtuesit e Interit për suksesin e marrëveshjes, pritet njoftimi zyrtar pas fitimit matematikor të titullit.
Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, erdhi nga Kina miratimi i domosdoshëm i Steven Zhang për operacionin, i cili shkon përtej kufijve të pagave aktuale të zikaltërve dhe në përgjithësi meriton vëmendje më të madhe për shifrat e përfshira duke marrë parasysh të gjitha fjalimet mbi qëndrueshmërinë ekonomike të klubi.
Lautaro Martinez do të fitojë rreth 9 milionë euro në vit, duke përfshirë bonuset, deri në vitin 2029: prandaj po shkojmë drejt një zgjatjeje trevjeçare, afati aktual është 2026, me një rritje të ndjeshme të pagës nga 6 milionë të kontratës së sotme.
Një certifikim, gjithashtu ekonomik, i rolit të argjentinasit në këtë Inter: golashënues, kapiten dhe pikë referimi për të ardhmen.
E gjithë kjo, pas fitimit të kampionatit dhe rrjedhimisht yllit të dytë. Siguria matematikore që mund të mbërrinte që në mbrëmjen e së hënës në derbin ndaj Milanit, me një fitore zikaltërit do të shkonin në +17 pikë, 5 javë para përfundimit të kampionatit.