Pritet atmosferë e zjarrtë në ndeshjen Ballkani – Bate Borisov

Pritet atmosferë e zjarrtë në ndeshjen Ballkani – Bate Borisov

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se shitja e biletave për ndeshjen e nesërme ndaj Bate Borisovit po shkon me ritëm të kënaqshëm dhe se atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë shumë e mirë.

Kampioni i Kosovës ndeshet me kampionët e Bjellorusisë në kuadër të “Play-Off”it në Conference League dhe fituesi do të kualifikohet në fazën e Grupëve që do të ishte një tjetër sukses i madh për Ballkanin nëse ndodh.

Kjo ka bërë që interesimi për ta ndjekr këtë ndeshje nga afër e cila nis nga ora 20:45 të jetë shumë i madh, shkruan demokracia.

Ballkani ka bërë thirrje tifozëve që të vazhdojnë blerjen e biletës.

Postimi i plotë i KF Ballkanit:

Orët dhe minutat po kalojnë, jemi vetëm një ditë para finales së madhe!

Në mënyrë që askush mos të mbetet pa biletë, i kemi vënë në dispozicionin tuaj edhe biletat e shtypura, të cilat mund t’i siguroni te zyra e klubit, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndeshja Ballkani vs Bate Borisov, është dueli më i rëndësishëm kualifikues në UEFA Conference League.

Bashkë kemi arritur deri këtu, bashkë do të japim gjithçka nga vetja, që ta bëjmë më të mirën e mundshme edhe në Play Off, nga fusha e nga tribinat.

Poashtu, edhe shitja online e biletave, vazhdon!

Share This