Nadali eliminohet nga turneu i Barcelonës
Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, u eliminua, këtë të mërkurë, nga turneu i Barcelonës, të cilin e ka fituar në 12 raste, pasi humbi u mposht në dy sete nga australianit Alex De Minaur (7-5, 6-1).
Pas një debutimi të suksesshëm ndaj italianit Flavio Cobolli (6-2 dhe 6-3), 37-vjeçari nga Mallorca nuk arriti të imponohej ndaj një kundërshtari me pozicion më të lartë në renditjen ATP. Kundër vendit të 11-të në hierarki dhe i katërti në turneun spanjoll, Nadali (644), fituesi i 22 turneve Grand Slam, përfundoi duke u eliminuar pas një ore e 54 minutash, me rezultatin 7-5 dhe 6-1.
Të martën, spanjolli fitoi sërish në sipërfaqen e tij të preferuar, diçka që nuk kishte ndodhur që nga 5 qershori 2022, kur mposhti norvegjezin Casper Ruud, në tri sete, për të fituar titullin e tij të 14-të në Roland Garros dhe për të zgjeruar rekordet e tij.
Nadali nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që nga turneu në Brisbane në fillim të janarit, kur u rikthye pas një viti mungesë për shkak të lëndimit.