Tuchel: Fitore që do të thotë shumë
Krenari dhe kënaqësi maksimale për Thomas Tuchel, i cili me Bayernin e tij mundi Arsenalin për të kaluar në gjysmëfinale të Champions League.
“Kjo fitore do të thotë shumë për mua. Pjesa e parë ishte si një lojë shahu. Kush bën gabimin e parë, kush bën lëvizjen e parë? Askush nuk donte. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë”.
“Ne treguam guxim dhe e merituam të fitonim në fund. Jam krenar për paraqitjen e ekipit. Unë jam veçanërisht krenar për Laimer, i cili ishte ngjitur me Odegaard. Mazraoui bëri shumë mirë në të majtë. Por ishte e qartë se do ta bënim vetëm me punë ekipore”.