Ra City, Reali në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Ra City, Reali në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Real Madridi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pasi sonte mundi Man Cityn, me rezultat 3-4, pas penalltive pasi që koha e rregullt dhe loja në vazhdime u mbyll baras 1-1.

City dhe Reali u ballafaquan në ‘Etihad Stadium’, të mërkurën mbrëma në ndeshjen kthyese të çerekfinales së ligës më të madhe në Evropë.

Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane, ka prodhuar një superndeshje, me aksione dhe raste të mira, sidomos nga ana e ‘Qytetarëve’ të cilët tentuan 33-tri herë të tundin portën e madrilenëve.

Rodrygo (12’), shënoi golin e avantazhit për “Los Blancos”, ndërsa, Kevin De Bruyne (76’), barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilën u mbyll koha e rregullt dhe loja në vazhdime.

Nga pika e bardhë më e suksesshme u tregua e Carlo Ancelottit e cila trumfojë në këtë ndeshje të madhe dhe në gjysmëfinalen do të ndeshet me Bayern Munich.

Share This