City-Real shkon në vazhdim, Bayern në gjysmëfinale

City-Real shkon në vazhdim, Bayern në gjysmëfinale

Përballja mes Manchester City-t dhe Real Madridit, ka shkuar në vazhdime pasi koha e rregullt u mbyll baras 1-1.

City dhe Reali po luajnë në ‘Etihad Stadium’ në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Rodrygo (12’), shënoi golin e avantazhit për “Los Blancos”, ndërsa, Kevin De Bruyne (76’), barazoi shifrat në 1-1.

Kjo supersfidë e cila prodhojë një superndeshje, tashmë po luan lojën shtesë, dy herë nga 15-të minuta.

Ndërkaq, Bayern Munich është kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Bavarezët” mundën Arsenalin, me rezultat 1-0, të mërkurën në ‘Alianz Arena’, në sfidën kthyese të çerekfinales.

Bayern me rezultatin e përgjithshëm prej 3-2, kalon në gjysmëfinalen e ligës më të madhe evropiane.

Kimmich (63’), shënoi golin e fitores për gjigantin gjerman.

Share This