‘Ky Inter është shumë i bukur për t’u ndjekur’
Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti mendon se Interi i këtij sezoni është shumë më i bukur dhe më tërheqës për t’u ndjekur.
Zikaltërit janë afër titullit të kampionit, titull të cilin mund të sigurojnë qysh në xhiron e radhës.
Sipas Moratt-it, loja e bukur është karakteristika kryesore e këtij Interi.
“Ky Inter është shumë i bukur për t’u ndjekur. Loja e bukur është karakteristika kryesore dhe ndonjëherë më kujton Interin e Herrerës”, ka thënë Moratti.
Ai ka thurur elozhe për sulmuesin Lautaro Martinez dhe trajnerin Simone Inzaghi.
“Lautaro si Milito. Inzaghi ka shumë kualitet, më ka surprizuar”, ka theksuar Moratti.