Romario, në fushë në moshën 58 vjeç: Do të luaj me djalin tim
Romario, kampion bote në vitin 1994 me Brazilin, do të rikthehet në një fushë futbolli për të veshur fanellën e klubit te i cili është president që nga janari, America Rio de Janeiro.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes Instagramit.
“Nuk do të luaj të gjithë kampionatin, por disa ndeshje me ekipin tim të preferuar dhe do të realizoj një ëndërr të fundit, të luaj përkrah djalit tim”, tha kampioni brazilian, tashmë 58 vjeç, i cili doli në pension në moshën 42-vjeçare.
Romario, i cili për të mos i munguar asgjë, është edhe senator, ka nënshkruar një kontratë me pagë minimale dhe për arsye ligjore do t’i duhet t’i kthejë paratë klubit të tij.
Në nivel teknik, ai do të vendosë herë pas here, me trajnerin Marcus Alexandre, sesi do të përdoret në fushë.
Sigurisht, pavarësisht moshës së tij të madhe, Romario është në formë të shkëlqyer fizike, duke qenë se zakonisht kënaqet me futbollin, futbollin në plazhet e Rios, ku kalon shumë nga ditët e tij.