Williams Kouame ‘aterron’ në ‘Riza Lushta’
Skuadra e Trepçës ’89 e ka transferuar futbollistin Williams Kouame.
Mesfushori afrikan që bënë gara në Ligën e Parë i është bashkuar skuadrës në fillim të fazës përgatitore, ndërsa e bindi trajnerin e ekipit me kualitetin dhe me paraqitjet e tij.
Klubi Gjelbër e Bardhë i uroi suksese 21-vjeçarit në fanellën e klubit mitrovicas, i cili synon të rikthehet në elitën e futbollit kosovar pasi ra nga Superliga në fund të edicionit të kaluar dhe këtë vit do të luajë në Ligën e Parë.