City-Real dhe Bayern-Arsenal, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale
Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Ligën e Kampionëve.
Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal.
Manchester City duket disi më favorit pas barazimit 3-3 në Madrid, për faktin se luan në shtëpi dhe vjen me petkun e kampionit në fuqi. Megjithatë, Real Madrid mbetet gjithnjë një kockë e fortë në Champions, pasi jo më kot është rekordmen i këtij kompeticioni me 14 trofe të fituar.
Edhe sfida mes Bayernit dhe Arsenalit është e hapur pas barazimit 2-2 në Londër.
“Bavarezët” janë paksa favoritë se luajnë në shtëpi dhe kanë edhe historinë me vete, por këtë vit Arsenali është transformuar një skuadër e frikshme dhe mund të bëjë surpriza.