Arteta, kërcënon Bayernin: Duam të bëjmë ëndrrën realitet
Mikel Arteta, trajner i Arsenalit, “kërcënoi” Bayernin në prag të ndeshjes së kthimit në çerekfinale të Champions League, ku “Topçinjve” u duhet fitorja për të prekur gjysmëfinalen.
“Dua një paraqitje që të na çojë në gjysmëfinale. Për 10 muaj e kemi arritur atë që kemi kërkuar dhe nesër do të kemi një mundësi të jashtëzakonshme për ta arritur atë.”
Zinchenko kohët e fundit tha se do të shkonte të luftonte për Ukrainën. Çfarë mendoni për të?
Ne e duam atë, ai na ka dhënë shumë. Ai është një lojtar me shumë cilësi dhe ka një karakter të jashtëzakonshëm, i cili e lejon të jetë vetvetja në ndeshjet e futbollit. Ne kërkojmë gjithmonë të jemi me lojtarët tanë.
Dëshironi të thoni disa fjalë për fitoren e Bayer Leverkusenit, i cili “pushtoi” Bundesligën?
Po, uroj me gjithë zemër Xabi Alonson dhe Granit Xhakën.
Arsenali nuk ka një histori pozitive në paraqitjet e fundit në Ligën e Kampionëve…
Ne duhet ta ndryshojmë, ka shumë gjëra që mund të bëjmë për ta shkruar ndryshe historinë nesër. Ka të bëjë me fitimin e të drejtës kolektive dhe individuale për të shkuar në gjysmëfinale.
A është skuadra juaj gati për këtë ndeshje?
Shumica e lojtarëve tanë nuk kanë përjetuar një natë si kjo. Ata janë super të motivuar. Ata janë të përgatitur, ndihen të sigurt. Ne duam ta bëjmë ëndrrën realitet.