Shtyhen duelet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, janë shtyre.
Nesër ishte e paraparë që të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale, Drita – Prishtina dhe Ballkani – Suhareka.
Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi, ka bërë më dije shtyrjen e ndeshjeve të gjysmëfinaleve të Kupës.
Ky vendim i FFK-së vjen pasi Presidentja e vendit tonë ditën e nesërme e ka shpallur ditë zie.
Sfidat kthyese të gjysmëfinaleve pritet të zhvillohen në mesin e javës së ardhshme.