Calhanoglu nuk preferon të flasë për ish-skuadrat e tij
Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu duke folur për mediat italiane, ka thënë se nuk preferon të flasë për ish-klubet e tij.
Reprezentuesi turk, i cili tashmë është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Simone Inzaghit, dikur vishte fanellën e rivalëve të përbetuar të skuadrës ‘Nerazure’, Milan.
Calhanoglu thotë se ka raporte të mira më ish-bashkëlojtarët e tij.
“Nuk më pëlqen të flas për ish-skuadrat e mia, kam një marrëdhënie të mirë me ish-shokët e mi të skuadrës. Ajo që ndodhi është e kaluara”, ka thënë Calhanoglu.
Turku është shumë afër të sigurojë titullin e kampionit në Serie A me Interin.