Barça mendon për të ardhmen, “Katalanasit” gati rinovimin për “diamantin” e mbrojtjes
Ka zhvilluar plot 16 paraqitje në këtë sezon për “Katalanasit” e Barcelona dhe thuajse në të gjitha prej tyre si një nga më të mirët në fushë, me provën e fundit, që ishte ajo ndaj Paris Saint-Germain në Champions League.
Bëhet fjalë për 17-vjeçarin, Pau Cubarsi, i cili mund të quhet padyshim si zbulimi i këtij ediconi për skuadrën e Xavi Hernandez.
Të tilla performanca i kanë bindur drejtuesit e “Blaugranave” të “blindojnë” mbrojtësin duke i ofruar rinovimin e kontratës, me kontratën aktule, që skadon në vitin 2026, teksa klubi i ofron të firmosë një të re, pesëvjeçare sigurisht me një përmirësim të ndjeshëm të pagës, duke e konsideruar 17-vjeccarin, si një “diamant” të vërtetë të së ardhmes.
Mirëpo, kjo nuk është gjithçka, pasi, gjithmonë nëse Cubarsi bie dakord me termat e ofruara nga klubi, në kontratë do të përfshihet edhe një klauzolë prej 100 milionë euro për secolin klub që do të pretendojë shërbimet e mbrojtësit të talentuar spanjoll.