“Nuk ka patalogji kardiake”, N’Dicka del nga spitali
Evan N’Dicka ka dalë nga spitali i Udines ku u shtrua pas problemeve që shfaqi gjatë Udinese-Roma. Analizat e kryera sot kanë përjashtuar çdo lloj komplikacioni.
Roma njoftoi se kontrollet zbuluan një traumë në gjoks me pneumotoraks minimal të majtë. Futbollisti nga Bregu i Flidishtë do t’u nënshtrohet kontrolleve të reja në kryeqytet.
“Pas një dhimbje akute prekordiale dhe ndryshimeve jo specifike në elektrokardiogramin e kryer në urgjencën e parë të stadiumit, lojtari Evan Ndicka u shtrua në spitalin Santa Maria della Misericordia në Udine. U kryen kontrolle kardiologjike të nivelit të parë dhe të dytë, që rezultuan negative për patologjinë kardiake…
Pasi dolën rezultatet e analizave të fundit, të kryera në mëngjes, kuadri klinik është i pajtueshëm me traumën e kraharorit me pneumotoraks minimal – thuhet në deklaratën e klubit verdhekuq – dhe do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme në Romë….”
Pas frikës së madhe, situata tashmë është e qetë.