Messi apo Haaland, kush do të fitojë “Topin e Artë”? Kompanitë e basteve nuk kanë dyshime
Si çdo vit, edhe këtë herë është e hapur tema, pyetja që tifozët bëjnë shpesh: kush do të fitojë “Topin e Artë”?
Emrat mbeten të njëjtë, ndërsa dy janë favoritet kryesorë, Lionel Mesis dhe Erling Haaland. Ky është perceptimi i opinionin sportiv, i tifozëve, ndërsa për kompanitë e basteve, apo për sondazhet që kryen në rrjet nuk ka shumë dyshime se kush do të jetë fituesi këtë edicion.
La Gazzzetta dello Sport, shkruan se Messi nuk pritet të ketë rivalë, pasi një sukses i tij i mundshëm kuotohet me koeficientin 1,30, ky është maksimumi pasi kompani të ndryshme nuk ofrojnë më shumë se 1,20 për një sukses të mundshëm në ceremoninë e “Topit të Artë”.
Kuotat E Messit
Vetë Messi në çdo rast që është pyetur për këtë temë nuk duket i shqetësuar, nuk është më prioritet për të nëse fiton apo jo “Topin e Artë”, fundja e ka fituar 7 herë në karrierë. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që Messit nuk do t’i pëlqente një tjetër trofe i tillë në CV, fundja do të ishte kurorëzimi perfekt i vitit ku fitojë Botërorin me Argjentinën e tij. Përveç Kupës së Botës, Messi fitoi edhe titullin në Francë me PSG.
Kuoatat E Haaland
I vetmi rival i Leos në këtë garë është Erling Haaland. Biondi i Man.City mbylli një vit perfekt ku arriti të fitonte “tripletën” e famshme. Të fitosh titullin në Premier League dhe të fitosh Champions League nuk është pak, por kompanitë e basteve nuk besojë se Haaland do të fitojë “Topin e Artë”.
Një sukses i mundshëm i “bomberit” norvegjez kuotohet me 3,25, ndërsa vlerësimi më i ulët është 2,85. Pas dyshes Messi-Haaland renditen lojtarë si De Bruyne, Mbappe e Benzema.