Elita shqiptare, në një garë të drithëruese
Elita shqiptare e futbollit bëhet gati të mbyllë fazën e tretë të saj, për tu futur në aktin e fundit, me një garë të ethshme për “Final Four”, ku Tirana e Skënderbeu mundohen t’i bëjnë presion Dinamos.
Nuk ka më kohë për të humbur edhe për ata që luajnë për mbijetesë, duke filluar nga Kukësi e Erzeni. Fitorja e tretë në katër javët e fundit për Dinamon.
Suksesi i fundit ishte kundër Erzenit, me dinamovitët që mbajnë vendin e katërt në kuotën e 46 pikëve dhe distanca me Tiranën ndjekëse është 3 pikë larg.
Një provë shumë e rëndësishme edhe për Egnatian që fitoi ndaj Partizanit dhe blindon vendin e parë. Telashet janë të gjitha për kryeqytetasit. Skuadra e Orges Shehit nuk fiton prej 4 ndeshjesh radhazi, dhe tani ndjen presionin e dy skuadrave kryesuese. Situatë e njëjtë edhe për Vllazninë, por fatmirësisht shkodranët kanë grumbulluar 51 pikë, për t’u mos u shqetësuar shumë nga ndjekësit.
Në anën tjetër, Skënderbeu po humbet terren çdo javë. Nëse dy javë më parë, korçarët ishin më të favorizuar për të arritur katër vendet e para, tani çdo gjë ka ndryshuar. Humbja e fundit ndaj Teutës, ka dëmtuar ambjentin korçar, ndërsa durrsakët kërkojnë t’i largohen zonës Play-Out.
Fitorja ndaj Kukësit jep një lloj morali për Tiranën, por loja ende nuk bind. Ndërsa nga ana tjetër, për verilidnorët mbijetesa po kthehet në një mision të pamundur.