Titulli historik me Leverkusen, shikoni festën e Granit Xhakës me familjen (FOTO)

Titulli historik me Leverkusen, shikoni festën e Granit Xhakës me familjen (FOTO)

Granit Xhaka ishte protagonist absolut te fitimi i titullit historik nga Bayern Leverkusen.

Ylli kosovar ka qene sonte duke festuar me familjen e tij. Graniti ishte i rrethuar nga nëna, babai, gruaja dhe vajzat e tij, pas përfundimit të ndeshjes mes Bayern Leverkusenit dhe Werder Bremenit në kuadër të javës së 29-të në Bundesligë.

Ndeshja përfundoi 5-0 për skuadrën e Xhakës, i cili arriti të realizonte edhe një supergol, ndërkohë që edhe arritën të kurorëzohen kampion pesë xhiro më herët se përfundimi i këtij sezonit.

Pas ndeshjes, Xhaka është takuar me familjen e tij, ndërsa babai i tij, Ragip Xhaka pati edhe një mesazh për Xabi Alonson.

“Xabi Alonso në histori të futbollit!”, ka shkruar babai i Granitit në rrjetet sociale.

Ky është titulli i parë në historinë e Leverkusenit në Bundesligë në 120 vjet themelimi si klub.

 

Share This