Shpërthen Tahir Batatina, ofendon keq dikë nga stoli i Dukagjinit
Trajneri Tahir Batatina ka shpërthyer në deklaratë skandaloze pas barazimit me Dukagjinin, duke e thirrur dikë nga stoli i klubit kundërshtar me fjalën ‘maxh**’.
Llapi bëri një hap mbrapa në garën për titullin kampion, duke lëshuar dy pikë të rëndësishme në udhëtim në Klinë.
Skuadra nga Podujeva s’ishte aspak e kënaqur me referimin, e menjëherë pas ndeshjes trajneri Tahir Batatina shkoi për të ‘qerosur hesapet’ me dikë nga stoli i Dukagjinit.
Menjëherë u grumbulluan disa persona për t’i ndarë, megjithatë Batatina përdori fjalë skandaloze, si ‘maxh**’, shkruan nacionale.
“Maxh**pi i thiut, maxh**. Është mësu me këta të Klinës, hajt se takohet me mua”.
“Ja u q* me kamera e krejte, maxh**. M** e kanë bo me kamera e krejt, edhe ligën e ka prishë”, dëgjohet duke thënë ai, mirëpo nuk kuptohet se me cilin e kishte këtë problem.