Zeqiri i pandalshëm, sulmuesi dardan realizon dygolësh

Zeqiri i pandalshëm, sulmuesi dardan realizon dygolësh

Altin Zeqiri është duke kaluar në një super moment në javët e fundit, duke u kthyer në protagonist te skuadra e Rizerspor.

Sulmuesi dardan gjeti dy herë rrugën drejt rrjetës këtë të dielë në ndeshjen ndaj Antalyaspor, duke zhbllokuar sfidën dhe duke kaluar ekipin e tij në avantazh në minutën e 33’ dhe duke shënuar golin e dytë në minutën e 60′, në ndeshjen që u mbyll me rezultatin 3-0.

Zeqiri ka treguar së është vërtetë i rëndësishëm në ekipin e tij, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tre asist.

Share This