Dukagjini ndal Llapin, Malisheva fiton ndaj Fushë Kosovës, shikojeni tabelën e Superligës
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.
Llapi bëri një hap prapa në garën për titull, pasi nuk ia doli të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Dukagjini në “18 Qershori”.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1:1. Leotrim Bekteshi kaloi fillimisht llapjanët në epërsi me një gol në fundin e pjesës së parë, teksa klinasit barazuan përmes Ardin Dallkut.
Llapi pas këtij barazimi ka 55 pikë në pozitën e tretë, dy më pak se Drita dhe katër më pak se lideri, Ballkani.
Dukagjini mbetet i gjashti me 37 pikë.
Fitore sot regjistroi Malisheva në udhëtim ndaj Fushë Kosovës me rezultatin 1:3.
Rilind Haziraj, Drilon Hazrollaj dhe Ilir Mustafa shënuan golat e fitores për malishevasit. Ndërkaq, golin e vetëm për vendasit e realizoi Damir Kojasevic, raporton Express.
Malisheva pas kësaj fitore ka 52 pikë dhe renditet e katërta, kurse Fushë Kosova është e parafundit (9) me 20 pikë të grumbulluara.