Superliga vjen sot me dy supersfida

Superliga vjen sot me dy supersfida

Superliga e Kosovës në futboll, vjen sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të, shkruan GazetaGOLI.com.

Pas tri superdueleve të djeshme, elita e futbollit tonë, sjellë përballjet Dukagjini-Llapi dhe Fushë Kosova-Malisheva.

Sfida mes klinasit llapjanëve është ndeshja kryesore e kësaj fundjave për faktin se pikët nga ky ballafaqim janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Dukagjini është në garën për të siguruar mbijetesën, derisa llapjanët kërkojnë pikët maksimale nga ky udhëtim në mënyrë që të rikthehen në krye të tabelës.

Gjithsesi, i rëndësishëm është edhe dueli mes Fushë Kosovës dhe Malishevës. Fushë Kosova ende shpreson në garën për mbijetesë, derisa Malisheva po ‘lufton’ për të siguruar një vend që dërgon në Evropa. /GazetaGOLI.com/

Share This