Osimhen të PSG-së-ja? Ja sa kërkon Napoli
PSG është fokusuar prej kohësh për të gjetur zëvendësuesin e Kylian Mbappe.
Dëshira e klubit francez është sulmuesi Viktor Osimen i skuadrës së Napolit. Klubi italian për ta lënë të lirë nigerianin kërkon 120 milionë euro.
Kylian Mbappe nuk vendosi të rinovojë me parsienët dhe pritet të largohet në merkaton e verës.
Drejtuesit e parizienëve janë vënë në punë për të gjetur zëvendësuesin ideal të francezit. Emri i parë në listën e kryeqytetasve është Viktor Osimeh. Sulmuesi i Napolit është në garanci në repartin e sulmit pasi në 4 sezonet e fundit ia ka dal të shënoi mbi 20 gola në të gjitha kompeticionet. Presidenti aurelio de laurentis për ta lënë të lirë nigerianin kërkon të paktën 120 milionë euro.
Një vlerë e konsiderueshme që PSG kërkon ta zbusë duke përfshirë në negociata disa futbollistë. Emrat më të lakuar për të mbërritur tek Osimen janë Soler, Beraldo dhe Asensio. Tratativat priten të jenë të vështira për shkak se presidenti i Napolit De Laurentis kërkon para në dorë.
Numri 1 i klubit jugor në Serinë A pas një sezoni zhgënjyes synon të përforecojë të kaltrit në merkaton e verës.
Në krahun tjetër PSG nuk do të dorëzohet lehtë nga kjo pistë përtej kërkesave të skuadrës italiane. Francezët kanë treguar shpesh herë vitet e fundit se kanë shpenzuar shifra të majme për të ofruan në Park des Princes emra të mëdhenj të futbollit botëror.
Kryesuesit e futbollit Apenin shpenzuan në verën e vitit 2017 222 milionë euro për Brazilian Neymar dhe 180 milionë euro për Kylian Mbappe.
Ndonëse kanë kaluar 7 vite këta dy futbollistë vijojnë të jenë transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit botëror.