Fitorja e Atalanta-s ndaj Liverpool-it, flet Gjimshiti: Triumf historik, ishim edhe me fat

Fitorja e Atalanta-s ndaj Liverpool-it, flet Gjimshiti: Triumf historik, ishim edhe me fat

Tre gola me meritë të plotë, një portë e pastër dhe me një këmbë në gjysmëfinale të Europa League.

Atalanta rikthehet nga Liverpool vetëm me lajme të mira, duke marrë një fitore shumë të lehtë në “Anfield”, ashtu siç tha edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti:

“Unë isha aty kur fituam me Liverpool për Champions League në 2020, por fitorja e kësaj radhe është më e bukur sepse mundëm një ekip historik si Liverpooli, në stadiumin e tij dhe me mbështetjen e tifozëve të tij. Fitorja 3-0 është e mrekullueshme, ne praktikisht luajtëm lojën perfekte si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë. Ne arritëm që të aplikonim një presing ultra-agresiv, duke e vendosur në vështirësi kundërshtarin.

Ata bënë shumë gabime, por me ta duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm, sepse mund të shohësh se ata janë të shpejtë në tranzicion. Ata patën disa shanse dhe ne patëm pak fat që nevojitet gjithmonë në ndeshje të tilla”, ishte deklarata e Berat Gjimshitit, një prej lojtarëve më të mirë të këtij sezoni te bergamaskët.

Share This