34 fitore radhazi në krye të Al Hilal, arkitekti Jorge Jesus rinovon kontratën me klubin arab

34 fitore radhazi në krye të Al Hilal, arkitekti Jorge Jesus rinovon kontratën me klubin arab

Skuadra e tij po thyen të gjitha rekordet dhe ka një seri fitoresh vërtet të jashtëzakonshme.

Për këtë arsye, sipas Al-Riyadiyah, Al Hilal është gati të zyrtarizojë rinovimin e Jorge Jesus: kontrata e re e trajnerit portugez do të jetë e vlefshme deri në mesin e vitit 2026.

Skuadra saudite së fundmi ka arritur fitoren e 34-të radhazi në të gjitha kompeticionet, duke fituar edhe Superkupën kombëtare pasi mposhti Al Nassr në gjysmëfinale dhe Al Ittihad në finale.

Një seri mbresëlënëse, më e mira ndonjëherë pas tejkalimit të rekordit të skuadrës uellsiane New Saints pak javë më parë, e cila në vitin 2016 arriti 27 suksese radhazi.

Share This