Në stilin e një sulmuesi, Ibrahim Dresevic realizon gol të bukur në Japoni (VIDEO)

Në stilin e një sulmuesi, Ibrahim Dresevic realizon gol të bukur në Japoni (VIDEO)

Ibrahim Dresevic është duke shkëlqyer në elitën e futbollit japonez, pas transferimit te skuadra Machida.

Qendërmbrojtësi dardan e ka realizuar edhe golin e dytë personal këtë edicion, teksa shënoi përballë Vissel Kobes në humbjen e skuadrës së tij 1-2.

27-vjeçari pranoi një top në zonë sikur të ishte një sulmues dhe me një veprim të bukur realizoi golin e nderit për Machidan që u mposht para adhuruesve të vet 1-2.

Për qendërmbrojtësin e Kosovës ky ishte goli i dytë në elitën e futbollit japonez, pasi ai shënoi edhe në xhiron e katërt në fitoren 1-2 ndaj Hokkaido, raporton telegrafi.

Pas humbjes nga Vissel Kobe, Machida ka humbur pozitën e parë në tabelë dhe tani ndodhet e treta në kampionat me 16 pikë, dy më pak se lideri Cerezo Osaka.

Share This