Për “pazar” në Portugali, “gjigantët” e Evropës kërkojnë talentin e Sporting Lisbon
“Topçinjtë” e Arsenal vijojnë të luftojnë në dy fronte këtë sezon, teksa në njërën anë është titulli kampion i Premier League, që mungon te “londinezët”, që prej vitit 2004 e në anën tjetër është “veshëllapushja” e UEFA Champions League, që lakmohet jo pak nga tekniku Mikel Arteta.
Drejtuesit po presin merkaton e verës për të përforcuar skuadrën, ku një ndër të preferuarit e “Topçinjve” është portugezi Gonçalo Inacio. Qendërmbrojtësi 22-vjeçar është pjesë e “legjendarëve” të Portugalisë, Sporting Lisbon, teksa prej kohësh ka treguar që ka një potencial të madh.
Përsa i përket çmimit, “luzitanët” kërkojnë plot 60 milionë euro, aq sa është dhe klauzola e lojtarit, shumë kjo që tek Arsenal janë gati të paguajnë për t’ia dhuruar trajnerit Mikel Arteta një përforcim fantastik në prapavijë.