Prapaskena me Kane në Londër, sulmuesi kishte fëmijët dhe bashkëshorten në spital
Mbrëmjen e së hënës, bashkëshortja e Harry Kane dhe tre fëmijët e sulmuesit britanik të Bayern Munich, u përfshinë në një aksident rrugor në Gjermani.
Kane, ishte në Londër i grumbulluar me bavarezët për ndeshjen e Champions League ndaj Arsenal.
Mirëpo, për fat të mirë aksidenti nuk ishte i rëndë dhe sulmuesi pasi u sigurua se familjarët e tij ishin shëndoshë e mirë, vendosi të mos e braktiste skuadrën.
Tre fëmijët e Kane, Ivy shtatëvjeçar, Vivienne pesëvjeçare dhe Louis trevjeçar, u transportuan në spital, por kjo vetëm si një masë sigurie për disa analiza pasi për fat nuk patën dëme madhore.