Ballkani i nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me BATE Borisovin

Ballkani i nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me BATE Borisovin

Ballkani i ka nxjerrë në shitje biletat për njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të vitit.

Klubi nga Theranda i ka njoftuar krejt tifozët që duan të pajisen me bileta se ato do të jenë në dispozicion sot nga ora 13:00 e deri në 21:00 dhe mund të blihen të zyra e klubit në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Gjithashtu, biletat mund të blihen edhe në sistemin online në këtë link: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Ndeshja e “play-off”-it mes Ballkanit dhe BATE Borisovit do të luhet të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.

Therandasit e nisën sezonin me eksperiencën në Champions, e cila ishte e shkurtër dhe u eliminuan qysh në rrethin e parë kualifikues, ndërsa më pas i kaluan me sukses rrethin e dytë dhe të tretë në Ligën e Konferencës.

Ballkani do ta kërkojë përsëritjen e suksesit të vitit të kaluar duke u kualifikuar në fazën e grupeve të UEFA Conference League.

Ekipi Portokalli është më i suksesshmi në histori të futbollit kosovar në garat evropiane, shkruan Express.

Shkaku i angazhimeve të Ballkanit në Ligën e Konferencës, Komisioni i Garave pranë FFK-së ka vendosur që ta shtyjë ndeshjen derbi të ekipit të Ilir Dajës me nënkampionen e Kosovës, Drita.

Share This