Babai më “i keq” i vitit, Neymar luan poker online në ditëlindjen e vajzës (VIDEO)
Rrjeti tashmë i ka vendosur një nofkë të re Neymar, atë si babai më i keq i vitit.
Një video po qarkullon tashmë në rrjetet sociale, e cila është filmuar më 7 shkurt. Në këtë datë, e cila konsiderohet si e shenjtë për Neymar, vajza e brazilianit mbushi 6 muajshe, dhe me këtë rast, lojtari dhe ish-partnerja e tij organizuan një festë.
Në videon që po qarkullon në masë, shfaqet Neymar dhe ish-partnerja të cilët janë duke i kënduar një këngë festive vajzës së tyre.
Mirëpo, fansat vunë re se njëkohësisht me festën, sulmuesi brazilian po luante poker online në telefon.
Në çastet kur i këndojnë këngën, duket se Neymar shpërqëndrohet shpesh me telefonin në të cilin po luante lojën e pokerit.
this guy neymar is absolutely finished
bro is gambling on poker in the middle of his daughters birthday 😭😭😭😭 pic.twitter.com/3bQ3MWrIty
— 🐢 (@KyKySZN) April 11, 2024