Humbja e turpshme në “Anfield” ndaj Atalanta, Van Dijk u kërkon falje tifozëve të Liverpool
Kapiteni i Liverpool, Virgil Van Dijk i ka kërkuar falje tifozëve të ekipit të tij pas humbjes së turpshme të pësuar në shtëpi nga Atalanta me shifrat 0-3, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Europa League.
Mbrojtësi holandez u premtoi tifozëve që në sfidën e kthimit në Bergamo, do të bëjnë gjithçka për të marrë kualifikimin.
“Kjo ishte e ulët. Gjithçka që mund të shkonte keq shkoi keq dhe para së gjithash u kërkoj falje tifozëve. Varet nga ne që të fokusohemi në ndeshjet në vazhdim dhe të përpiqemi ta kthejmë këtë rezultat”, është shprehur Van Dijk.