Dy klubet e mëdha angleze pas ‘gardianit’ të Las Palmas

Dy klubet e mëdha angleze pas ‘gardianit’ të Las Palmas

Dy klubet e mëdha angleze, Arsenali dhe Aston Villa raportohet se janë të interesuara për portierin e Las Palmas, Alvaro Valles.

26 vjeçari me skuadrën spanjolle ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Megjithatë, sipas medieve iberike, ‘gardiani’ spanjoll gjatë kësaj verë, mund të transferohet në ligë më të fortë në Evropë, Premier League.

Arsenali dhe Aston Villa thuhet se janë duke bërë garë të “nxehtë” për Valle-s.

Ndryshe, spanjolli kërkohet edhe nga klubi i njohur i La Ligës, Real Betis, megjithatë, siç raportohet, e ardhmja e Valles do të jetë Premier League.

Share This