E kryer/ Pasuesi i Ten Hag, United zgjedh ish-trajnerin e Brojës
Erik ten Hag nuk do të jetë në krye të Manchester United sezonin e ardhshëm.
Presidenca është e pakënaqur me punën e teknikut holandez dhe ka nisur nga puna për gjetjen e pasuesit të tij.
Shtypi britanik raporton se kanë nisur bisedimet me Graham Potter, madje është zhvilluar edhe një takim me ish-trajnerin e Chelseat.
Jim Ratcliffe ka takuar personalisht 48-vjeçarin nga Solihull. Akordi mes palëve është arritur dhe Potter pret verën për të nisur aventurën e tij me ekipin me më shumë tifozë në botë.
Thiago Motta, i cili është afër dërgimit të Bolognës në Champions League, është një tjetër emër që qarkullon për postin e trajnerit të ri të “Djajve të Kuq”.