Duka: Shqipëria do ta japë maksimumin në Euro 2024
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se Kombëtarja shqiptare do ta japë maksimumin në Euro 2024.
Duke folur për “Sport Elite” në RTK, zëvendëspresidenti i UEFA-s është shprehur se Shqipëria është duke u përgatitur fort në të gjitha këndvështrimet për pjesëmarrjen.
“Ne jemi të ndërgjegjshëm për forcën e Italisë, Spanjën dhe Kroacinë gjithashtu. Po edhe ne kemi një skuadër të mirë. Ne do të bëjmë makimalen dhe le të presim çfarë do të japë fusha”, ka thënë Duka.
“Do të dua që ta shijojmë kampionatin, por pse jo edhe të luftojmë ta kalojmë grupin”.