Shtanget Liverpool, Atalanta e Gjimshitit feston në “Anfield”

Shtanget Liverpool, Atalanta e Gjimshitit feston në “Anfield”

Nuk mund të kishte goditje më të rëndë, në këtë fund të pjesës së parë, me “Bergamaskët” e Atalanta, që kanë arritur të marrin avantazhin, në “Anfield Road”, përballë “Të Kuqve”, të Liverpool, duke shokuar jo pak djemtë e Jurgen Klopp.

Një aksion i shpejtë i “Zikaltërve”, të Berat Gjimshitit është finalizuar më së miri nga “bomberi” italian, Gianluca Scamacca, i cili dërgon me lehtësi në rrjetë, një pasim perfekt të Zappacosta, duke zhbllokuar shifrat. Rezultati shkon në 0 me 1.

Share This