“Bravo Pedri”, Raphinha zbulon sekretin e eurogolit

“Bravo Pedri”, Raphinha zbulon sekretin e eurogolit

Raphinha shkëlqeu në fitoren 2-3 të Barcelonës kundër PSG-së.

Braziliani shënoi dy herë për miqtë në çerekfinalen e parë të Championsit në “Parc des Princes”, duke afruar katalanasit me kualifikimin.

Goli i dytë ishte fantastik. Që nga pasimi i Pedrit te finalizimi i Raphinhas. Diçka e provuar shpesh në stërvitje.

“Në stërvitjen e disa ditëve më parë bëra të njëjtën lëvizje dhe Pedri më dhuroi një pasim të madh. Jam shumë i lumtur që arrita të përsëris veten. Bravo edhe Pedrit, një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme.

Më dha një super top dhe unë u tregova i aftë duke e dërguar në rrjetë”, u shpreh Raphinha. Barcelona luan takimin e kthimit të martën e ardhshme (16 prill).

Share This