Inter në “alarm”, PSG shfaq interes për yllin e sulmit zikaltër
PSG vazhdon të vëzhgojë Marcus Thuram. Nuk është mister që Mbappe do t’i thotë lamtumirë klubit në fund të sezonit, pasi ai nuk do të rinovojë kontratën e tij.
Klubi francez tashmë është në kërkim të një sulmuesi qendror, ku shumë emra përfliten se janë të shënjestruar.
Përveç interesimit mbi Osimhen e Napolit, “Tuttosport” shkruan se tashmë PSG ka shfaqur sërish një interes mbi sulmuesin e Interit, Marcus Thuram.
Thuram erdhi tek Inter me parametra zero, por vlera e tij në treg është rritur shumë. Për Inter nuk është i pashitshëm, por drejtuesit zikaltër e kanë bërë të qartë se cilido ekip që dëshiron kartonin e Thuram, do të duhet të paguajë të paktën 80 milionë euro.