Fenerbahce gjobitet 115 mijë euro, trajneri pezullohet 60 ditë
Federata Turke e Futbollit (FTF) e ka gjobitur skuadrën e Fenerbahçes me 115 mijë euro këtë të enjte për braktisjen e Superkupës së Turqisë.
Kujtojmë që Fenerbahce zbriti në fushë me 19-vjeçarët përballë Galatasaray-t, por u tërhoq nga fusha pas golit të Icardit.
Edhe trajneri i klubit, Ismail Kartal, u pezullua me 60 ditë pasi urdhëroi skuadrën e tij të braktiste lojën.
Kjo luftë mes Fenerbahçes dhe FTF-së shpërtheu kur skuadra verdheblu u sulmua nga disa tifozë të Trabzonsporit pas një ndeshje të Ligës Turke.
PSG-ja gati të paguajë 120 mln euro për Osimhen-in, sulmuesit i ofrohet kontratë 4-vjeçare dhe pagë shumë e lartë
Që atëherë, presidenti Ali Koç ka denoncuar ekzistencën e një “rrjeti të fshehur në futbollin turk”, i cili “vendos rrjedhën e kampionatit nëpërmjet arbitrave”.
Si e tillë, pas një asambleje të përgjithshme me më shumë se 20 mijë tifozë, Fenerbahçe do të diskutojë ende opsionin e tërheqjes nga kampionati.
Pati edhe arsye të tjera që çuan në bojkotimin e ndeshjes së Superkupës: Presidenti Koç kishte kërkuar që arbitri i ndeshjes të ishte i huaj dhe vetë loja të shtyhej për shkak të pjesëmarrjes së Fenerbahçes në Ligën e Konferencës, por të dyja kërkesat u refuzuan nga FTF.