LAJMI I FUNDIT: “Ky është sezoni i fundit i Allegrit te Juventusi”
Aldo Spinelli, ish presidenti i Livornos dhe mik personal i Massimiliano Allegrit ka dhënë të kuptohet që trajneri i Juventusit mund të largohet nga pozita e tij në fund të sezonit pasi që është në kërkim të një aventure të re.
Spinelli, i cili dikur ishte pronar i skuadrës së qytetit të lindjes së Allegrit, dha një intervistë për TuttoJuve.com, gjatë së cilës ai shpjegoi së pse mendon që 2023/24 do të jetë një sezon i rëndësishëm për shokun e tij.
Ai argumenton që Bardhezitë duhet të ringjallën pas një sezoni të vështirë si brenda ashtu edhe jashtë fushës dhe pasi të kryhet kjo punë, Allegri do të largohet – ndoshta për ta drejtuar ndonjë skuadër jashtë Italisë.
Së pari, Spinelli filloi ta bëjë një vlerësim të paraqitjes së Juventusit në ndeshjen e parë të Serie A kundër Udineses, ku ata fituan me rezultat 3-0 në Dacia Arena.
“Juve luajti me të vërtetë shumë mirë”, tha ai. “Udinese kurrë nuk ka qenë kundërshtar i lehtë. Sottil është një trajner i mahnitshëm, me një të ardhme të mirë, e njoh atë prej që ishte futbollist i imi”.
Pastaj, ai ka folur kryesisht për Allegrin.
“Allegri dëshiron një ringjallje, pastaj ai do të largohet”, shtoi Spinelli.
“Ai dëshiron këtë ringjallje pas një viti jashtëzakonisht të komplikuar, pastaj në fund të sezonit ai do të largohet për në Arabi Saudite, Amerikë apo kudo tjetër që do të kërkohet”.
Këtë verë ai mori oferta, por ai kishte vendosur për të qëndruar për të treguar vlerat e tij. Futbolli është bërë i vështirë, shifrat që i janë ofruar janë të pamundura të përputhen me ne. Vetëm skuadrat angleze mund të garojnë me këtë gjë”.